Qeveria emëron bordet e drejtorëve të tri ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve për tri ndërmarrje publike.

Në mbledhjen e saj të fundit, janë emëruar anëtarët për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” dhe Kompania e Ujitjes “Radoniqi”.

Në Bordin e KRU “Hidroregjioni Jugor” për kryesues është emëruar Feim Fetoshi, ndërsa anëtarë janë Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për emërimin e Bordit të “Radoniqi”, ku nga 12 kandidat i janë rekomanduar Qeverisë, përderisa për kryesues u propozua Ilir Dula.

Gjithashtu është emëruar vendimi për emërimin e Bordit të KRU “Bifurkacioni”, për kryesues u propozua Naim Rexhaj, për anëtare ishin Kujtesa Ahmeti dhe Kujtesa Ramadani.

/Telegrafi/

Read Previous

​Kurti fton serbët të marrin targat e Kosovës: Barrikadat në veri vendosen nga lart, jo nga poshtë

Read Next

Burri më së shumti herë i martuar, kërkon ‘gruan numër nëntë’