Qeveria e Kosovës mbështet Këshillin Kombëtar Shqiptar me rreth 17 mijë euro

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 16.880 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese.

Këshilli Kombëtar Shqiptar merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve në Serbi, specifikisht, simbolet shqiptare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.

Më herët Qeveria e Kosovës kishte ndarë 31.530 euro për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit më 26 mars 2024./Telegrafi

Read Previous

Franca bashkohet me aleatët perëndimorë në thirrjen që Izraeli të shmangë përshkallëzimin

Read Next

​Nikolla: Populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meriton paqe dhe siguri