Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia Varshava

Mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba është prezantuar sot (e premte) si lojtar i ri i klubit polak, Legia Warszawa.

Dje gjatë mbrëmjes, Ballkani konfirmoi finalizimin e marrëveshjes me klubin polak për Zybën.

Edhe pse gjatë gjithë javës u përfol për një shitje të plotë, kampioni i Kosovës zbuloi se marrëveshje ishte një huazim me të drejtë blerje.

Sot, Legia ka prezantuar blerjen e tyre të re, duke i uruar suksese në klubin e tyre.

“Përfaqësuesi 22-vjeçar i Kosovës, Qëndrim Zyba, dy herë kampion dhe fitues i kupës kombëtare, u huazua te Legia Warszawa për gjashtë muaj me mundësi blerjeje edhe për dy vjet e gjysmë. Suksese Qëndrim Zyba”, shkruan në postim e tyre.

Pas prezantimit, Zyba ka thënë se është gati të jap më të mirën.

“Dua t’i jap Legias gjithë të mirat dhe të fitoj njohjen e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”, ka thënë mesfushori therandas.

E drejta e blerjes për njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë viteve të fundit thuhet se është rreth 500 mijë euro. /Telegrafi/

Read Previous

​ShBA miraton planin, synohet goditja e objektivave iraniane në Siri e Irak

Read Next

Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të lirohet nga diskursi i konfliktit dhe jostabilitetit