Publikohet paketa e dytë anti-krizë, 5 milionë euro për përballimin e krizës

6.1 miliardë lekë do të përdoren për të përballuar krizën ekonomike, bëri me dije ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në Komisionin e Ekonomisë për rishikimin e buxhetit për vitin 2022.

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%”.

Ibrahimaj shtoi gjithashtu se shpenzimet do të rriten me 13 miliardë lekë, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve si dhe do të reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë.

“Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë, deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte.

Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve pasi mund të kemi ulje të borxhit nëse kursi vijon i tillë”, tha ministrja./Monitor.al/

Read Previous

​Telashe me vizat, KB “Ylli” rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Read Next

Punonjësit shqiptarë nuk janë më të preferuarit e Gjermanisë, përgjysmohen lejet e qëndrimit