Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.73€, benzina 1.51€

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme deri nesër në orën 10:00.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) shkon në 1.73 euro për litër, një cent më lirë se ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.51 euro për litër, që i bie dy centë më lirë se një ditë më parë.

Edhe, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër, ashtu si ishte një ditë më parë. /RTKlive

Read Previous

Këshilli i Evropës: Reforma territoriale në Shqipëri të mos bëhet me nxitim, të dëgjohen qytetarët

Read Next

Policia shqipton mbi 2,800 gjoba trafiku brenda 24 orëve