PSG-Manchester City, formacionet e mundshme

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e parë e gjysmëfinales së mbetur të Ligës së Kampionëve, ku Paris Saint-Germain pret në shtëpi skuadrën angleze Manchester City.

Parisienët arritën që në raundin e fundit ta diskualifikojnë gjigantin gjerman Bayern Munich, ku brenda dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 3:3, por për shkak të golave si mysafirë, PSG arriti të kualifikohej tutje, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, Manchester City siguroi kualifikimin tutje, ku rezultati përfundimtar brenda dy ndeshjeve kundër Dortmundit ishte 4:2 në të mirë të gjigantit anglez.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, PSG ka pesë fitore dhe një humbje, kurse Manchester City ka arritur të regjistrojë katër fitore dhe dy humbje.

Pep Guardiola nuk do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve për këtë ndeshje, kurse Pochettino nuk do të mund të llogarisë vetëm në shërbimet e mbrojtësit Juan Bernat./KosovaPress/

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Paris Saint-Germain (4-2-3-1): Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes; Di Maria, Verratti, Neymar; Mbappe

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Silva, Foden

21:00 Paris Saint-Germain – Manchester City (Stadiumi Parc des Princes)

Read Previous

Komisioni për Shëndetësi miraton fushëveprimtarinë, presin nga Qeveria që të sjellë strategjinë për të vendosur prioritete

Read Next

Është gjetur pa shenja jete një person në Ferizaj