Protestat në Brazil, reagon CBF: Mos vishni fanelën e kombëtares

Një ditë pas sulmit ndaj godinave të pushtetit në Brazil dhe thirrjeve të shumta për të ndalur aksionet e dhunshme në kryeqytet nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro, i mundur nga i sapozgjedhuri Luiz Inacio Lula da Silva, vjen një apel edhe nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF).

Federata i ka bërë thirrje protestuesve që të mos mbajnë të veshur fanellën e kombetarës braziliane.

Në videot e shumta që janë shfaqur në rrjete dhe në lajme, shohim në fakt demonstrues të shumtë, duke përfshirë një farë qëllimi për vandalizëm, të veshur me fanellën e Seleçao-s, gjë që ka mërzitur shumë drejtuesit e federatës.

Kështu sot federata pesë herë kampione e botës lëshoi ​​një deklaratë zyrtare.

“Fanela e kombëtares braziliane është simbol i gëzimit të popullit tonë. Është krijuar për të brohoritur, për t’u emocionuar, për të dashur vendin. CBF është një organ apolitik dhe demokratik dhe shpreson që fanella e Seleçao-s do të përdoret për të bashkuar dhe jo për të përçarë brazilianët. Federata dënon ashpër faktin që fanela jonë përdoret për të kryer akte jodemokratike dhe vandalizëm”, thuhet në njoftimin e federatës braziliane. /Albanianpost.com

Read Previous

Nga taksitë fluturuese, te telefonat satelitorë, tendencat e teknologjisë për vitin 2023

Read Next

Investimet dhe tregu gjerman me rëndësi vendimtare për Evropën