Pritje mbi dy orë për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët që erdhën nga pjesë të ndryshme të vendeve evropiane dhe më gjerë, tani po ballafaqohen me pritje për të dalë nga territori i Kosovës, nga pikat kufitare tokësore.

Mbi dy orë janë duke pritur në Merdarë për të dalë, teksa në hyrje pritjet shkojnë deri në 30 minuta në këtë pikë kufitare.

Ndërkohë, te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe në Jarinje, mërgimtarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova.

Në pikat tjera kufitare, situata është më e qetë si në hyrje, njashtu edhe në dalje.

Read Previous

Plagosja me armë zjarri në Prishtinë, nga QKUK: 17 persona janë lënduar, një në rrezik për jetë

Read Next

Kosova ende me masa ndaj mallërave serbe, ekonomistët: Bizneset po e keqpërdorin situtatën, rritën çmimet në treg