Presidenti malazez flet për situatën në veri: Të mbahen zgjedhjet e reja dhe të themelohet Asociacioni

Situata në veri të Kosovës është bërë temë kryesore edhe e liderëve të rajonit.

Së fundmi për këtë gjë ka folur edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Ai në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka thënë se sulmi që ndodhi ndaj ushtarëve të KFOR-it, është i papranueshëm.

“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së Kishës Ortodokse serbe në Kosovë”, ka thënë Milatoviq.

Milatoviq ka theksuar se për të përmirësuar situatën në veri të Kosovës, duhet të mbahen zgjedhjet e reja dhe të themelohet Asociacioni.

“Për të përmirësuar situatën duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës, dhe duhet të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, u shpreh Milatoviq.

I pyetur se çfarë duhet të bëhet fillimisht, presidenti malazez ka shtuar se duhet të mbahen zgjedhjet.

/Telegrafi/

Read Previous

Luftimet rifillojnë në kryeqytetin e Sudanit pas skadimit të armëpushimit 24 orësh

Read Next

Escobar për Kurtin: Ai është partneri ynë, edhe pse ndonjëherë është i vështirë