Macron dhe Kurti diskutojnë për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin në Ballkan
Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të vizitojë Shqipërinë më 11 shtator. Pos Shqipërisë, ai do të shkojë edhe në Serbi.
Një zyrtar i lartë i Izraelit tha për The Times of Israel se, gjatë udhëtimit, i cili do të zgjasë vetëm një ditë, Herzog pritet të takohet me homologët e tij Aleksandar Vuçiqin dhe Bajram Begajn, shkruan A2.
Kreu i shtetit hebre do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama./indeksonline/