Presidenti i Irlandës kërkon ndalimin e detyrave të shtëpisë

Closeup shot of a young man writing on a note pad

Presidenti irlandez, Michael D Higgins, ka bërë thirrje që detyrat e shtëpisë të ndalohen në Irlandë.

Higgins këtë thirrje e argumenton se kjo do t’u jepte kohë të rinjve që të angazhohen në aktivitete më krijuese jashtë orarit të shkollës, shkruan Irishmirror.

Ish-ministri i Arteve beson se aktivitetet e shkollës duhet të mbyllen në portën e shkollës.

“Unë mendoj se koha në shtëpi dhe koha në shkollë është një përvojë edukative dhe duhet të përfundojë në shkollë dhe njerëzit duhet të jenë në gjendje të shfrytëzojnë kohën e tyre për gjëra të tjera krijuese”, tha Higgins.

Presidenti Higgins inkurajoi gjithashtu fëmijët e Irlandës që të flisnin gjuhën irlandeze.

/Klankosova.tv/

Read Previous

195 vjet nga lindja e Elena Gjikës, një ndër gratë më të ngritura të Evropës

Read Next

Kompanitë gjermane i frikësohen sulmeve kibernetike