Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Dokumentari artistik “Praga, gjurmë kujtimesh” kushtuar historianit të kinemasë, Abaz Hoxha mblodhi një numër të madh të artdshësve gjakovarë. Me ftesën e Shoqatës së Intelektualëve Jakova, i pranishëm ishte vet Hoxha i cili mes emocionesh tregon që kjo është hera e parë që ndodhet në Gjakovë.
Të nderuar që kanë punuar në këtë film u shprehën edhe regjisori Ilir Harxhi dhe skenaristja Anxhelina Xhara. Kjo e fundit ndau edhe një poezi për qytetin e Gjakovës me të pranishmit.
Pjesë e këtij organizimi ishte edhe aktori i mirënjohur Xhevat Limani, i cili nuk kurseu fjalët e mira për qytetin e Gjakovës.
Të pranishmit në fund patën mundësinë të ndjekin filmin “Praga, gjurmë kujtimesh”, që shfaq vizitën në Pragë të protagonisti Abaz Hoxha mbas 70 vitesh, i shoqëruar nga syri i kamerës.