Postimi i Elon Musk për ta blerë Coca Cola-n është i dyti më i pëlqyeri në historinë e Twitter-it

Pasi bordi i Twitter-it ra dakord t’ia shiste kompaninë njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, shefi i Tesla-s, bëri shaka për blerjen e Coca Cola-s.

“Më pas do ta blej Coca-Cola-n për ta vendosur përsëri kokainën”, shkroi Musk në Twitter të enjten.

Ky postim tërhoqi shumë vëmendje nga përdoruesit e rrjetit.

Musk kishte bërë shaka me postimin në Twitter për blerjen e Coca-Cola-s dhe rikthimin e “kokainës” në pije.

Megjithatë ky postim në Twitter ka thyer një rekord të ri me mbi 4.8 milionë pëlqime.

Sipas raportimeve, postimi i Musk për Coca-Cola-n është tani postimi i dytë më i pëlqyer në historinë e Twitter.

Tweet-i i Musk ka tejkaluar postimin e ish-presidentit amerikan Barack Obama që ishte në pozitën e dytë me më shumë se 4.1 milionë pëlqime.

Ndërkohë, tweet-i më i pëlqyer ndonjëherë është njoftimi për ndarjen nga jeta të aktorit amerikan Chadwick Boseman më 29 gusht 2020. Ai vdiq për shkak të kancerit të zorrës së trashë. Postimi ka më shumë se 7.1 milionë pëlqime. /Telegrafi/

Read Previous

68 aksidente për 24 orë në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

Read Next

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë