68 aksidente për 24 orë në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës, bën të ditur në raportin 24 orësh se kanë ndodhur 68 aksidente.

Sipas raportit të policisë, thuhet se njëri prej tyre ishte me fatalitet, ndërsa 34 të tjera ishin me të lënduar dhe 33 sosh me dëme materiale.

Tutje në raport, thuhet se për 24 orë janë shqiptuar 376 tiketa të trafikut.

Ndërsa, janë arrestuar 13 persona prej tyre 11 janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Brenda katër muajve, mbi 1 mijë ankesa nga konsumatorët për produkte të mishit në Kosovë

Read Next

Postimi i Elon Musk për ta blerë Coca Cola-n është i dyti më i pëlqyeri në historinë e Twitter-it