Policia u shpërndan shoferëve aromatizues me mesazhe sensibilizuese

Në kuadër të javës së aktiviteteve operacionale sipas planit të rrjetit evropian te policive rrugore ROADPOL, Policia e Trafikut se bashku me zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kanë realizuar një fushatë sensibilizuese për pjesëmarrësit në trafik, gjegjësisht drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret rreth rëndësisë së përdorimit të rripit të sigurisë.

Bëhet e ditur se pjesëmarrësve në trafik u janë shpërndarë aromatizues me mesazhe sensibilizuese për përdorimin e rripit të sigurisë.

Në njoftim thuhet se se Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitetet e saja në tërë territorin e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve.

Policia apelon të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore në trafikun rrugor./rtklive/

Read Previous

Shqipëria bëhet anëtare e Koalicionit Global për adresimin e Rrezikut të Substancave Sintetike

Read Next

Sa mund ta shesë Man City sulmuesin Haaland në verën e 2025?