Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2080 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 41 me dëme materiale.

Poashtu, policia njofton se janë arrestuar 10 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTK/

Read Previous

Bashkësia Islame në Gjakovë shtron iftar për besimtarë dhe përfaqësues të institucioneve

Read Next

Osmani kujton Masakrën e Rezallës: Sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e domosdoshme