Policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1928 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 18 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 51 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 16 persona. /RTKlive/

Read Previous

Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë

Read Next

Opozita proteston sërish sot para Bashkisë së Tiranës