Policia: Shoferi iku nga vendngjarja pasi goditi për vdekje 56-vjeçarin

Një 56-vjeçar ka vdekur dje pasi është goditur për vdekje nga një kamion në Stanovc të Vushtrrisë. Policia ka bërë të ditur se shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Një mashkull kosovar (këmbësor) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një automjet transportues (kamion) i cili pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /RTK/

Read Previous

Lumbardh Dellova drejt transferimit në Rumani

Read Next

VIDEO/ Shkëputet dritarja gjatë fluturimit, avioni me pasagjerë në SHBA bën ulje emergjente