Policia sekuestron 40 motoçikleta

40 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në qytetin e Pejës. Sipas njoftimit nga policia, sekustrimi është bërë më 4 dhe 5 maj.

Gjatё datave tё lartёcekura nga njёsitet e DRP Pejё, janё sekuestruar:

40 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejёs pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve”, thotë tutje policia në njoftim. /Klankosova.tv/

Read Previous

Nis protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Read Next

Kastrati: Nga komuniteti serb ka ende një hezitim për tu regjistruar