Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi të kërkuar, për të cilin kërkon ndihmën e qytetarëve. Personi i dyshuar është Shkelzen (Ismet) Ahmeti, 31 vjeçar nga Gjakova.

Ai kërkohet lidhur me veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Kërkesë për bashkëpunim me qytetar

Gjakovë, 19 mars 2024

  Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:
Shkelzen (Ismet) Ahmeti i lindur me 14.08.1992 banues në Gjakovë.

  Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit  Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.
Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative nga ana e Sektorit  Rajonal të Hetimeve dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” si dhe në stacionin më të afërt policor.

Read Previous

Fermerët polakë bllokojnë sërish kufirin me Gjermaninë

Read Next

Genc Nuza delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese U21: Belgjika – Malta