Policia konfiskon dy pistoleta, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë në Skenderaj.

Siç thuhet në njoftim, konfiskimi i armëve ka ndodhur gjatë kontrollit të personave të dyshuar.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në dy raste të ndara kanë konfiskuar dy armë zjarri. Konfiskimi i dy armëve të llojit Pistoleta, është realizuar gjatë kontrolleve të detajuara ku tek personat e dyshuar u janë gjetur në posedim dy pistoletat”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, policia bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Telegrafi/

Read Previous

Vetëaksidentohet autobusi në magjistralen Gjakovë – Prizren, godet disa makina në një autosallon

Read Next

Histori Fshati – Lipovec