Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi.

Derisa 5 mijë e 013 shoferëve u janë vendosur pikët negative.

Në njoftim thuhet se Policia do të vazhdojë me aktivitete që kanë pqë qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024:• 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. • 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në njoftim./Express

Read Previous

Roma është shumë e interesuar për yllin e Juventusit

Read Next

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok