Policia konfirmon vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, viktima një 35-vjeçare

Një krim i rëndë ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë.

Policia e Kosovës e konfirmon se një grua rreth 35-vjeç është vrarë në oborrin e QKUK’së.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. 

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”./Gazetaexpress/

Read Previous

Situatë e qetë në repartin e emergjencës në spitalin “Isa Grezda”

Read Next

​Parashikimi i motit