Policia e Kosovës: 91 aksidente dhe 2,581 gjoba trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar  30 aksidente me të lënduar dhe 61 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2581 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 30 persona, 158i ka dërguar në mbajtje. /RTKlive

Read Previous

Tre klube gjigante interesohen për transferimin e kapitenit të Man United, Bruno Fernandes

Read Next

GLPS: Vendimmarrja e Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin