GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Politico shkruan se policia ka kryer bastisje sot lidhur me “ndërhyrjen ruse” në Parlamentin Evropian, thuhet në një deklaratë të prokurorit federal.
Bastisjet e kryera në një rezidencë private në Bruksel dhe zyrat e Parlamentit Evropian në Strasburg dhe Bruksel, janë të lidhura me të ashtuquajturin rasti “Russiagate”, ku eurodeputetët u afruan dhe paguheshin për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së internetit “Zëri i Evropës”.
“Ka indikacione se punonjësi i Parlamentit Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë”, thanë organet e zbatimit të ligjit belge. /Telegrafi/