Pas pranimit të informatës se i dyshuari, i cili ishte në kërkim, gjendet në një lokal në Prishtinë, Njësia për Hetime Rajonale në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë ‘FAST ILECU’, ka arrestuar të dyshuarin me inicialet M.K.( 1986) për veprën penale “Mashtrim”.
Policia njofton se arrestimi i tij është bërë të hënën, pas një pune hetimore dhe operative.
“Më datën 17.06.2021, në NJHP në Prishtinë është raportuar rasti ‘Mashtrim’, ku i dyshuari me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare”, thuhet në njoftimin për media.
Me këtë rast, Policia thotë se pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit personin në fjalë, e ka shpallur në kërkim policor”.
“Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit”. /Lajmi.net/