Policia arreston dy persona në Gjakovë, postuan video duke shtënë me armë

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën dy persona në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

Të njëjtit muaj më parë kishin bërë incizime duke shtënë me armë zjarri.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Rr. Pjeter Bogdani, Gjakovë 20.12.2023 – 10:22. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që muaj më parë kishin bërë incizime duke shtënë me armë zjarr. Arma pushkë gjuetie është konfiskuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /tvsyrivision/

Read Previous

Ndërtimi i rrugëve ndërkufitare, Qeveria finalizon tenderin që peshon mbi 2 milionë euro

Read Next

Një person tenton të godas me veturë zyrtarin policor në veri