Pocchettino kërkon me cdo kusht Dybalan

Paulo Dybala nuk po kalon një sezon të lehtë. Problemeve me rinovimin u janë shtuar problemet fizike dhe tashmë argjentinasi duket se ka humbur përfundimisht vendin e titullarit.

Kërkesat e tij për një rrogë prej 15 milionë euro në sezon konsiderohen tashmë utopi në Torino.

Për të ama nuk mungojnë ofertat. Sipas ‘todofichajes.com’, trajneri i PSG, Pocchettino është mjaft i interesuar për La Joya.

Ai është një nga admiruesit e tij prej kohësh dhe duket se është gati ti ofrojë Paulos dyfishin e rrogës aktuale tek Juventus.

Pra 15 milionë eurot që Dybala kërkon për të rinovuar kontratën me Juven.

Duket se palët janë takuar në Paris dhe tashmë përgatitet oferta për bardhezinjtë, e cila duhet të jetë e ulët duke konsideruar kontratën në skadencë në 2022.

Read Previous

Nxënësit deri në klasën e pestë do t’u kthehen shkollave nga java e ardhshme

Read Next

​Takohen Osmani dhe Kurti, prioritet sigurimi i shpejtë i vaksinave anti-COVID