Planifikuan grusht shteti, fillon gjyqi historik i “Qytetarëve të Rajhut” në Gjermani

Në bankën e të akuzuarve do të ulen sot anëtarët e “Qytetarëve të Rajhut” të organizatës së ekstremit të djathtë në Gjermani, e cila planifikoi një sulm ndaj Bundestagut dhe rrëzimin e qeverisë.

Gjyqi i parë i grupit të ekstremit të djathtë fillon sot të hënën në Shtutgart.

“Ky është një nga gjyqet më të mëdha të sigurisë në historinë gjermane”, tha presidenti i gjykatës, Andreas Singer.

Rasti doli në dritë në dhjetor 2022 me bastisjen e koordinuar të policisë në shtëpi dhe apartamente në shtete të ndryshme gjermane dhe jashtë saj dhe arrestimin e “Qytetarëve të Rajhut” rreth biznesmenit aristokrat Henry XIII, Princit Reuss, me dyshimin se ata po planifikonin një grusht shteti.

Si rezultat i bastisjes në shkallë të gjerë kundër terrorizmit, zyra e prokurorisë federale paditi 27 të dyshuar, të cilët kishin hartuar gjithashtu një “listë armiqsh” të politikanëve dhe gazetarëve.

Ata akuzohen për përpjekje për të përmbysur me dhunë rendin ekzistues shtetëror në Gjermani dhe për ta zëvendësuar atë me formën e tyre të qeverisjes.

Thuhet se grupi kishte akses në një arsenal të madh dhe se kishte pranuar mundësinë e viktimave gjatë zbatimit të planeve të grushtit të shtetit që synonin rivendosjen e princit Henry XIII të Reuss në pushtet. /abcnews.al

Read Previous

Ofertë nga Bundesliga për Ermal Krasniqin, mësohet çmimi që i është vendosur nga Rapidi

Read Next

Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar