Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu vlerësoi sot përgatitjen e gjeneratës së re të Forcave Speciale.
Ai ka shkruar në rrjete sociale se këmbëngulja dhe ndjenja e shërbimit e të rinjve që konkurrojnë në kursin e Forcave Speciale është mbresëlënëse.
“Pas 6 muajsh sfidash ekstreme, gjenerata e re e specialsave i bashkohet misionit më të vështirë e më të lavdishëm të shërbimit ndaj atdheut”, ka shkruar Vengu.
Sipas tij dyfishimi i aplikantëve tregon se e ardhmja e Forcave të Armatosura është e sigurt mbi supet e këtyre djemve e vajzave të jashtëzakonshëm. /RTKlive