Pioli: Distanca me Interin është reale, ndaj Fiorentinës duhet shumë kujdes

Milan do të sfidojë Fiorentinën të shtunën në mbrëmje, me synimin për të marrë një tjetër fitore, që do t’i afronte edhe më shumë me sigurimin e një vendi në zonën e Champions League, por njëkohësisht edhe për t’i shtyrë festën e titullit Interit.

Stefano Pioli foli në konferencën për shtyp ku theksoi se ndaj Fiorentinës do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos për faktin që luhet në Firence.

“Na pret një ndeshje e vështirë, pasi do të gjejmë përballë një kundërshtar shumë të bashkuar, edhe për faktin që do të jetë ndeshja e parë pas ndarjes nga jeta të Joe Barone. Ndaj Fiorentina kemi vuajtur gjithmonë, pasi kanë një skuadër cilësore dhe një trajner shumë të mirë. Do të na mungojë Theo, që na jep shumë dinamikë dhe variacione të ndryshme loje, por do të mundohemi të shfrytëzojmë eksperiencën e Florenzit.

Distanca me Interin është reale, pasi ata bënë shumë mirë këtë vit, ndërse ne kemi lënë shumë pikë. Megjithatë, javët e fundit jemi afruar dhe duhet të përqëndrohemi të bëjmë më të mirën për të mbyllur sezonin në mënyrë perfektë. Kemi 10 ndeshje në kampionat dhe shpresoj edhe 5 në Europa League, të cilën duam ta fitojmë”, përfundoi trajneri i Milanit. /h.ll/abcnews.al

Read Previous

Arteta: Manchester City ka arritur nivele të papara në futboll

Read Next

Rreziku i urisë në Gazë, dërgimi i ushqimit operacion kompleks