Pfizer: Në vjeshtë nisin testet për një vaksinë universale kundër të gjitha varianteve të COVID-19

Një brez i ri vaksinash kundër Covid-19 që të mbron kundër game të gjerë koronavirusesh. Kjo është ajo që gjiganti i farmaceutikës Pfizer dhe partneri i tij gjerman BioNTech janë duke punuar.

Sipas asaj që është njoftuar, testet për këtë vaksinë tek njerëzit do të gjysmën e dytë të vitit. Bëhet fjalë për një medikament që është në fazë eksperimentale dhe është krijuar që të shkojë përtej vaksinave që janë aktualisht në treg.

Po ashtu, pritet që të mbulojë variantet aktuale dhe ato të së ardhmes.

BioNTech njoftoi se qëllimi i saj është që të ofrojë mbrojtje që zgjat ndaj varianteve. Aktualisht, dy kompanitë po diskutojnë me rregullatorët që të prodhojnë një version të modifikuar të vaksinës që mbron ndaj Omicron-it.

/abcnews.al/

Read Previous

NASA ndan imazhin e ‘UFO-ve’ të rrëzuar në Hënë!

Read Next

Masakrat e Parisit të 2015, dënohet me burgim të përjetshëm Salah Abdeslam