Peskov: Samiti i NATO-s demonstron qëndrim “anti-rus”

NATO Secretary General Jens Stoltenberg (C) poses for an official family photo with the participants of the NATO Summit in Vilnius on July 11, 2023. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo by ODD ANDERSEN/AFP via Getty Images)

Përmbajtja e samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani, demonstron një qëndrim të fortë anti-rus midis përfaqësuesve të vendeve anëtare të NATO-s.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konferencë me gazetarët.

“Po flasim për një samit të një aleance që ka një natyrë të theksuar të përqendruar anti-ruse. Rusia perceptohet si një armik, një kundërshtar”, tha Peskov, duke shtuar se vendndodhja e samitit pranë kufijve të Rusisë nuk është aq e rëndësishme sa qëndrimi armiqësor i përcjellë.

Peskov paralajmëroi se pranimi i mundshëm i Ukrainës në NATO do të ishte “shumë i rrezikshëm për sigurinë evropiane”, duke u kërkuar atyre që do të peshojnë vendimin të marrin në konsideratë rreziqet që lidhen me një hap të tillë.

Duke iu drejtuar miratimit të Turqisë për hyrjen e Suedisë në NATO, Peskov tha se Rusia njeh detyrimet e Ankarasë si anëtare e aleancës dhe shtoi se pavarësisht mosmarrëveshjeve, ka fusha me interes të ndërsjellë midis Rusisë dhe Turqisë që janë të rëndësishme për të dy vendet.

Por ai gjithashtu vuri në dukje se ndërsa Turqia mund të orientohet drejt Perëndimit, mbetet një ngurrim nga Evropa për të pranuar Turqinë si anëtare.

/albanianpost/

Read Previous

Hovenier flet për përgjimet ku u përfshi Kusari-Lila: Ju e dini që Radoiçiqi është në listë të zezë të ShBA-ve

Read Next

Ukraina raporton përparime gjatë kundërsulmit në rajonin jugor