Pesë vjet nga vdekja e regjisorit Mihallaq Luarasi

Si sot, më 30 tetor të vitit 2017, në moshën 88 vjeçare u nda nga jeta regjisori Mihallaq Luarasi.

Luarasi lindi më 16 shtator 1929 në Korçë. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë.

Për herë të parë në teatër si regjisor paraqitet me tragjedinë Shilerit “Intrigë dhe dashuri” në vitin 1957 në Teatrin Popullor, spektakël që qëndroi në repertor shtatë vjet dhe u luajt mbi 300 herë.

Mihal Luarasi është njëri nga tre regjisoret e shquar të periudhës më të ndritur e cilësore të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973: Luarasi – Spahivogli – Mani. Për arsyet që dihen, në Teatrin Kombëtar Luarasi vuri pak pjesë, por ato u dalluan për cilësinë dhe nivelin e lartë artistik, si: “Dragoi i Dragobisë”, “Dhelpra dhe rrushtë” (fituese e të gjitha çmimeve të para në Festivalin e II-të kombëtar të teatrove), “Mosha e bardhë”, “Banorët e shkallës nr. 6”, “Rrugë të tërthorta”, “Një dashuri e tille”. Më 1996 vë për herë të parë në skenë në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dramën “Cuca e maleve”.

Luarasi është referencë e një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e teatrit shqiptar, që lidhet me dënimin e tij në diktaturë, për shfaqjen “Njollat e Murrme”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot kritikën e kësaj vepre. / KultPlus.com

Read Previous

​Dy ndeshje interesante sot në Superligë, Llapi e pret Dritën

Read Next

​Qeverisë i kërkohet që asociacioni të diskutohet vetëm në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë