​Dy ndeshje interesante sot në Superligë, Llapi e pret Dritën

Do të zhvillohen sot edhe dy ndeshje të tjera sot në Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e 14-të.

Ndeshja kryesore do të zhvillohen në Podujevë, aty ku në stadiumin “Zahir Pajaziti” Llapi e pret liderin e tabelës, Dritën.

Skuadra e Tahir Batatinës është në vendin e shtatë me 13 pikë, kurse Drita e kryeson tabelën me 30 sosh.

Në Gjilan zhvillohet ndeshje tjetër, ajo mes Gjilanit dhe Dukagjinit.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 13:00.

Read Previous

​Antidroga arreston tre persona si pjesë e një grupi kriminal, sekuestron drogë, para dhe dëshmi tjera

Read Next

Pesë vjet nga vdekja e regjisorit Mihallaq Luarasi