GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Të paktën pesë shpërthime të mëdha janë raportuar në Dubai të martën në mëngjes, kanë njoftuar autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Euronews” ka raportuar nga terreni se të paktën pesë shpërthime të mëdha kanë tronditur qytetin të martën në mëngjes nga një sulm iranian me raketa dhe dronë në qytet.
Nuk ka raportime për viktima e as për dëme, ndërsa banorët janë drejtuar nëpër strehimore nëntokësore.
Vendndodhja e saktë e goditjeve ende nuk dihet.
“Sistemi i mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe po angazhohet në mënyrë aktive me kërcënimet nga raketat”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë./koha.net