Pesë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit

Në 24-të orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Rastet e raportuara vijnë nga qytetet si: Vitia, Prizreni, Klina, Peja dhe Mitrovica.

Në qytetin e Vitisë është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Prizren në rrugën “Luan dhe Shkëlzen Haradinaj” është arrestuar i dyshuari për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Si pasojë e dhunës fizike, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Regjional në Prizren. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Klinë është arrestuar një person për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij.

Viktima nuk kishte pësuar lëndime dhe pas intervistës është kthyer te burri dhe fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në qytetin e Pejës rreth orës 22:30 është arrestuar një person për shkak se dyshohet që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së  tij.

Viktima pas intervistës ka shkuar te djali i saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Mitrovicën e Veriut në rrugën “Vlade Cetkovice” rreth orës 01:27 pas mesnate është raportuar se një person deri sa ishte nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit mbahet në stacion policor për 6 orë pastaj vazhdon në procedurë të rregullt.

/Kallxo.com/

Read Previous

Bien aksionet e Gazpromit rus, rriten çmimet e gazit në BE

Read Next

Nga 1 marsi lirohen masat e udhëtimit në BE nga vendet jo-anëtare