Përpjekjet për t’i ulur tensionet Kosovë – Serbi, Macron e Sholz kontaktuan Kurtin e Vuçiqin

Gjatë kohës së administratës së presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin marrë primatin sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë pas ardhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë një konkurrencë e tillë Washington-Bruksel dhe Washington-Paris dhe Berlin për drejtimin e dialogut është sheshuar dhe tashmë Borell dhe Lajcak kanë primatin për atë se si shkon dialogu dhe takimet Kurti-Vuçiq.

Si rezultat i tensioneve të fundit të krijuara në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i vendimit të Kosovës për masa reciprociteti për dokumente dhe targa, në Bruksel është ftuar një takim i nivelit të lartë, ku si asnjëherë më parë kishte interesim të gjithë faktorit ndërkombëtar për takimin.

Zyrtarët amerikanë, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar kanë qenë të përfshirë në mënyrë aktive, duke përçuar tek Kurti edhe mesazhet e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Ndërkohë edhe pse s’janë parë aktiv publikisht, sipas burimeve diplomatike të REL biseda me Kurtin dhe Vuçiqin kanë pasur edhe presidenti francez, Emanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Këto burime diplomatike në Bruksel kanë  pohuar liderët perëndimorë kanë  inkurajuar Kurtin dhe Vuçiqin në arritjen e një marrëveshjeje dhe evitimin e përshkallëzimit të situatës./Express/

Read Previous

Kosova shënon ngritje në koeficientin e klubeve të UEFA-s, lë prapa vendet fqinje

Read Next

Paralajmërime për “një tjetër Çernobil” në Ukrainë