Përmbytjet në Shkodër, përmirësohet situata e reshjeve

Territori i Bashkisë së Shkodrës duket se po shkon drejt normalizimit të situatës së krijuar nga reshjet dhe përmbytjet e ditëve të fundit.

Sipas raportit të vëzhgimit të Bashkisë, mëngjesin e së mërkurës, sipërfaqja e tokës së përmbytur në pesë njësitë administrative është ulur në 1,435 hektarë nga rreth dy mijë hektarë që ishte në kulmin e përmbytjeve.

Ndërsa edhe nivelet e liqenit të Shkodrës dhe lumit Drin, janë ulur nën kuotat maksimale të tyre. Një pjesë e familjeve të evakuuara kanë nisur rikthimin në banesat e tyre, ndërsa raportohet që nën prezencën e ujit është vetëm një banesë, në lagjen Ajasem të Shkodrës.

Përmirësimi i situatës pritet të vijojë edhe në orët në vijim, pasi favorizohet edhe nga moti që parashikon ulje të nivelit të reshjeve. /Telegrafi/

Read Previous

Konfirmohet kundërshtari i radhës për Joshuan

Read Next

​Tesla fton pronarët e 321 mijë veturave t’i dërgojnë për servisim, për shkak të problemeve me dritat e pasme