​Tesla fton pronarët e 321 mijë veturave t’i dërgojnë për servisim, për shkak të problemeve me dritat e pasme

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike Tesla, iu ka bërë thirrje pronarëve të 321 mijë vetura të tilla që janë në SHBA, t’i dërgojnë për servisim, për shkak të një problemi të shfaqur në dritat e pasme, raporton Reuters.

Kompania me seli në Teksas, ka njoftuar se kjo tërheqje e përkohshme nga trafiku përfshin veturat Model 3 dhe Model Y.

Nga Tesla kanë bërë të ditur se azhurnimi duhet bërë, për të shmangur problemin me dritat e pasme.

Kjo nuk është hera e parë që veturat elektrike nga Tesla tërhiqen përkohësisht nga tregu, për shkak të defekteve të ndryshme që janë shfaqur. /KosovaPress/

Read Previous

Përmbytjet në Shkodër, përmirësohet situata e reshjeve

Read Next

Hapi Kupën e Botës, historia frymëzuese e 22 vjeçarit që nëna refuzoi ta abortonte