Konfirmohet kundërshtari i radhës për Joshuan

Jermaine Franklin është një fitore ndaj Dillian Whyte larg fitimit të një lufte shumëmilionëshe kundër Anthony Joshuas.

Amerikani i pamposhtur bokson në Londër në një përpjekje për të prishur festën e kthimit të Whyte të shtunën në “Wembley Arena”.

Promovuesi, Eddie Hearn ka thënë tashmë se fituesi do të shpërblehet me një pagese mega-milionëshe kundër Joshuas që pritet të rikthehet vitin e ardhshëm.

“Nëse e fiton këtë luftë, do të marrësh luftën e Anthony Joshua. AJ dëshiron të luftojë Dillian Whyte. Ndoshta kjo është një për të ardhmen”, tha Hearn.

“Por, që ju të vini si amerikan për të mposhtur një britanik në Londër, do ta merrni atë luftë dhe do të fitoni miliona dollarë. Pra, gjithçka që duhet të bëni është të kaloni përmes këtij boksieri për të fituar miliona dollarë”, shtoi më tej Hearn.

Franklin, 29 vjeç, me gjakftohtësi u kundërpërgjigj: “Do të mendoj për këtë pasi të marr këtë fitore”.

Whyte, 34 vjeç, mposhti Joshuan, 33 vjeç, në vitin 2009, por u mposht në revanshin e tyre gjashtë vjet më vonë si.

Joshua pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj 35-vjeçarit ukrainas, Oleksandr Usyk, po merr kohë jashtë ringut për t’u rikuperuar nga disfata.  /KosovaPress

Read Previous

Miratohet Projektligji për paga dhe ai për zyrtarët publikë

Read Next

Përmbytjet në Shkodër, përmirësohet situata e reshjeve