Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e së dielë në Iran, ku një minibus që transportonte një grup alpinistësh drejt Azerbajxhanit perëndimor u përmbys.
Dhjetë nga turistët në bord vdiqën dhe tetë u plagosën, teksa dy prej të cilëve u shtruan në terapi intensive.
Minibusi ishte nisur nga Tabriz, qyteti më i madh në veriperëndim të Iranit, në një lartësi prej 1351 metrash, drejt një prej fshatrave turistikë të Warzghan që ndodhet rreth 60 kilometra larg, kur u përmbys./A2news/