“Perlë mesdhetare”, Rama: Gjigandi mediatik CNN rendit Shqipërinë mes 12 destinacioneve të verës

Televizioni prestigjioz amerikan CNN rendit Shqipërinë mes 12 alternativave si destinacione të kësaj vere.

Në rubrikën CNN Travel shkruhet se Shqipëria ofron një eksperiencë unike të pushimeve për vitin 2023.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ky shkrim.

“Shqipëria, një perlë mesdhetare dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023”, shkruan Rama.

CNN e rendit Shqipërinë mes destinacioneve evropiane dhe botërore si Tajlanda, Buenos Aires, Malta, Viena, Peru, Los Angeles, Italia, New York etj.

Në pjesën që flet për vendin tonën CNN ka publikuar një foto të qytetit të Krujës krah së cilës shkruan se, “Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbipopulluar këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”.

/Telegrafi/

Read Previous

Borrell flet për situatën në veri: Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave të komunave

Read Next

Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas gjestit të shëmtuar politik të Djokovicit në French Open