Përfaqësuesja e Kosovës niset për në Irlandën e Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugë për në Irlandën e Veriut, ku do ta zhvilloj ndeshjen e parë të muajit shtator.

Dardanët do të përballen në Belfast me Irlandën e Veriut të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Tanimë të gjithë futbollistët kanë udhëtuar drejt Irlandës së Veriut, derisa sot do të mbajnë edhe stërvitjen e fundit me fillim nga ora 17:30.

Në videon e publikuar nga FFK, shihej një atmosferë shumë e mirë në Përfaqësuesen e Kosovës ku synimi është fitorja.

“Kombëtarja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ku të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve”.

“Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes”, ka shkruar faqja e FFK-së.  /Telegrafi/

Read Previous

KFOR ndihmon “Radio Gjakovën” me pajisje radiofonike

Read Next

Southgate: Jam i gatshëm të vendosë reputacionin tim në linjë për Maguire