Për të gjitha gratë që vuajnë plakjen

Shumë gra nuk e konsiderojnë plakjen si proces të natyrshëm dhe e marrin me frikë, stres e siklet athua se në atë mënyrë e ndalojnë atë. Për të gjitha këto gra, Jennifer Aniston, 51 vjeç ka një këshillë:

“Për të gjitha mikeshat e mia të moshës 45 vjeçe e lart … shumica prej nesh po kalojnë fazën e dytë të jetës.Jemi në atë fazë ku shohim rrudha, flokë gri dhe mbase disa kile shtesë. Menopauza mund të jetë shfaqur ose thjesht po pret në një cep.Shohim bukurinë e rinisë së 25 vjeçarëve dhe na bie ndërmend : por edhe ne gjithashtu kemi qenë në këtë moshë dhe një ditë edhe ato do të jenë në fazën tonë.
Ata sjellin rininë dhe “pluhurin” e tyre në tryezë, ne sjellim mençurinë, përvojën dhe flokët gri të fituar mirë.Ne rritëm familje, kemi menaxhuar familje, kemi paguar faturat, kemi trajtuar sëmundje, trishtim dhe gjithçka tjetër që jeta ka dashur të na japë.Ne mbijetuam, jemi luftëtare pa zhurmë … jemi gra …jemi si një makinë klasike ose një verë e shkëlqyer.Edhe pse trupat tanë mund të mos jenë ata që ishin dikur,ata mbajnë shpirtin, guximin dhe forcën tonë. Ne të gjitha hyjmë në këtë kapitull të jetës sonë me përulësi, hir dhe krenari për gjithçka që kemi kaluar dhe nuk duhet te ndjehemi kurrë keq.”

Read Previous

Çfarë ndodh nëse votohen kandidatët e pacertifikuar?

Read Next

​Biden: Lufta në Jemen duhet të marrë fund