Për herë të parë në Gjakovë do të mbahet festivali “Artmania” i organizuar nga teatri ” Hadi Shehu”

Për herë të parë në qytetin e Gjakovës do të mbahet një aktivitet interesant kulturor. Bëhet fjalë për festivalin “Artmania” projekt ky i organizuar nga teatri i qytetit “Hadi Shehu”. Drejtori i teatrit të qytetit, Edi Kastrati i cili është edhe drejtor i këtij festivali tha se “Artmania” do të zgjasë 5 ditë duke filluar nga 24 deri më 28 nëntor. Shfaqjet që do të marrin pjesë janë prodhimtari e teatrove  nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Gjithashtu do të ketë edhe ekspozita personale të artistëve të ndryshëm si dhe është planifikuar që cdo natë të festivalit të ketë edhe standup-komedi.

Sipas Kastratit ky festival do të bëhet tradicional në tetatrin e Gjakovës.

Në kohën në të cilën ndodhemi aktivitete të tilla janë në të mirë të qytetarëve dhe ky festival shpresoj që të mirëpritet nga qytetarët e Gjakovës dhe më gjërë shtoi Kastrati.

Read Previous

Parashikimi 5 ditor i motit

Read Next

Roka: Situata epidemiologjike e qetë, por mund të ketë valë të re të virusit