Musk planifikon qendra të dhënash në hapësirë, synimi është një ide madhështore nga vitet 1960
Kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në fund të Kupës së Botës. Të martën prej orës 21:00 është gjysmëfinalja e parë mes Francës dhe Spanjës, që zhvillohet në Dallas.
Ndërkohë të mërkurën prej orës 21:00 është gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Argjentinës, që zhvillohet në Atlanta.
Të shtunën prej orës 23:00 në Miami është ndeshja për vend të tretë, kurse të dielën e javës së ardhshme prej orës 21:00 në New Jersey është finalja e madhe.
Dhe për herë të parë në histori katër përfaqësueset e para në ranglistën botërore janë pjesë e gjysmëfinales së Botërorit. Pra, bazuar në ranglistë, nuk ka befasi sa i takon kualifikimit në gjysmëfinale.
Franca është e para në renditjen botërore të përfaqësueseve më të suksesshme. Pas saj janë Argjentina, Spanja dhe Anglia./koha.net