Për herë të parë asnjë pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës nuk është i shtrirë asnjë pacientë i konfirmuar pozitiv me Coronavirus, shkruan Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga SHSKUK-ja.

Kështu, Infektiva ka filluar që të ofrojë shërbime për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.

Ndërkaq në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive nuk ka pacientë të konfirmuar me Covid-19

Për herë të parë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me Covid-19.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me Covid-19.

Sa i përket pacientëve post-Covid-19, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.

Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me Covid-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.

/GazetaExpress/

Read Previous

1 mijë e 991 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Nis ceremonia shtetërore për pritjen e presidentit të Letonisë