Pengohen disa policë në kryerjen e detyrës zyrtare, arrestohen tre persona

Tre persona kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet i ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:00 në Kllokot.

Ndërsa rasti është cilësuar si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Kllokot-02.01.2024-03:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Mandl: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Read Next

Argjentina dëshiron ta tërheq numrin 10-të, por çfarë thonë rregulloret e FIFA-s