Pas Osmanit, Sorensen pritet edhe nga Kurti

Foto: Driton Paçarada

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pritur në takim edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të martën në objektin e Qeverisë.

Sorenseni paraprakisht u takua me presidenten Vjosa Osmani.

Për herë të fundit, raundi i dialogut Kosovë – Serbi ishte mbajtur më 10 qershor. Pas takimit mes kryenegociatorëve, emisari i BE-së pati thënë se po bëheshin përgatitje për takim të nivelit të lartë.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para se një grup serbësh të armatosur, në krye me Milan Radoiçiqin, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. /Koha.net/

Read Previous

Policia shqipton rreth 2 mijë e 500 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Read Next

Bloomberg: Trump falënderon Kosovën për pranimin e të deportuarve nga SHBA